Pacolli: Kosova pa diasporë është si një orë pa bateri
Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se kur zbret në aeroportin e Prishtinës, është një ndryshim i madh nga viti i kaluar.
Sipas tij, shumë avionë mungojnë dhe aeroporti është pothuajse bosh.
“Kur zbres në aeroportin e Prishtinës, është një ndryshim i madh nga viti i kaluar. Shumë avionë mungojnë dhe aeroporti është pothuajse bosh. Fakti që Diaspora jonë është e rëndësishme financiarisht nuk diskutohet, por prezenca e bashkëatdhëtarëve tonë luan një rol më të madh se kaq. Unë them se Kosova pa Diasporë është si një orë pa bateri”.