Pacolli: Koalicioni jonë bosht i qendrës për krijimin e Qeverisë
Koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR-PD, është duke mbajtur konventën e tyre ku edhe do të nominohet për kryeministër, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se që tani së bashku po e nisim këtu nga Prishtina drejt tërë Kosovës rrugëtimin e këtij koalicioni fitues të Nismës Socialdemokrate, të AKR-së dhe PD-së.
“Këtë rrugëtim për një qeverisjë që I siguron Kosovës zhvillim, i siguron Koosvës vendin e merituar në botë dhe këtu te ne mirëqenie për qytetarë, që i siguron Kosovës qeverisje dinjitoze, qeverisje të sinqertë, qeverisje ku cdo qyettarët doi të rikthen besimin te lidershipi i vet”, ka thënë Pacolli, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, ky koalicion do të jetë boshti i krijimit të Qeverisë.
“Ne jemi boshti i qendrës i cili do të mundësojë krijimin e qeverisë”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri e cila do t’i kryen punët në mënyrë të sinqertë.
Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë duke thënë se dialogu duhet të përmbyllet.
Pacolli, ka kërkuar edhe mbështetjen e qytetarëve për koalicionin NISMA-AKR-PD.
“Sot nga këtu këkrojmë mbështetjen e juaj për këtë koalicion. Këkrojmë mëbshtetjene juaj për të quar Koosvën përpara me punë profesionale, me respect ndaj vendit, ndaj institucionit.Ndërtojmë një Kosovë për qyettarin I cili e ka ëndërru me shekuj një Kosovë të lirë. AKR dhe Nisma kanë ditur në momente më kritike të jenë afër qyettarit me punën, sinqeritetin, dhe profesionalziimin e vet. Me koalicionin tonë vendosim për qeverisje të ardhshme e cila do të sjellë zhvillim ekonomik dhe perspektivë për të rinjtë tone”, ka deklaruar Pacolli./FaktePlus/