Pacolli ka harxhuar afër katër herë më shumë se Konjufca për një muaj në MPJ
Këshilltari i Glauk Konjufcës, ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ilir Kërçeli, ka publikuar një raport krahasues të shpenzimeve të kësaj ministrie derisa ishte në krye Behgjet Pacolli dhe kabineti i tij, si dhe shpenzimet e kabinetit aktual.
Sipas tij, Pacolli ka harxhuar afër katër herë më shumë se Konjufca në një muaj. Pacolli mesatarisht ka shpenzuar 6978 euro në muaj, ndërsa Konjufca 1596 euro.
Për katër muaj në krye të Diplomacisë, Pacolli kishte shpenzuar 27,914 euro, ndërsa Konjufca për dy muaj ka shpenzuar 3193 euro.
“Pasuria më e madhe është dashuria ndaj atdheut”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.