Pacolli ia përmend Kurtit se Taynan dhe mjekët serbë i lejuan në Kosovë pa karantinë
Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së e deputet i Kuvendit të Kosovës e ka vazhduar polemikën e tij të ashpër me zyrtarë të qeverisë Kurti, për kthimin e tij në Kosovë dhe karantinimin ashtu siç po i kërkohet nga ministria e Shëndetësisë.
Kësaj radhe, Pacolli i ka reaguar ashpër këshilltares së Kurtit, Fëllënza Podrimja, e cila tha se qeveria ku ajo bën pjesë ka vendosur një standard të trajtimit të barabartë të qytetarëve të Kosovës.
Mirëpo, Pacolli nuk ka hezituar që Podrimajt t’ia përmend edhe rastin e këngëtares “Tayna”, që erdhi nga një shtet i jashtëm në Kosovë mirëpo nuk iu nënshtrua karantinimit.
Kreu i AKR-së, asaj ia ka përmendur edhe rastin e mjekëve serbë që sot hynë në Kosovë, mirëpo që për ta as nuk u diskutua rregulli i karantinës.
Edhe 14 mjekë e infermierë serbë kërkojnë leje për të hyrë në Kosovë, qeveria nuk i dërgon në karantinë
“Një gënjeshtër. Ju i trajtoni ndryshe qytetarët. Të huajt ndryshe. Serbinë, e pastaj qytetarët e Kosovës. Sot mjekët e Vuçiqit hynë në Kosovë pa karantinë. Një këngëtare shkoi e erdhi pa karantinë. Mjaft me standarde të dyfishta. Një qeveri me manipulime që nga dita e parë”, ka shkruar ai
.