Pacolli ia ofron Konjufcës këtë sherbim
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur i gatshëm që ta vazhdojë punën e tij për të lobuar për shtetin e Kosovës.
Pacolli është shprehur i gatshëm që ta ndihmojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën, duke ia ofruar edhe aeroplanin e tij privat.
Ish-kryediplomati tha se si person i lirë mund të jetë më i efektshëm në promovimin e Kosovës.
“Po sigurisht unë nuk mundem mos me bë diçka që është me rëndësi vitale, bile unë mendoj që të mosqenurit i lidhur me pozitën, unë jam shumë i lirë me vepru, për shkak se më herët kanë qenë disa limite edhe nëse je shku diku është dashtë me iu përmbajt protokollit”.
“Sipas protokollit, vizita duhet me shku përmes MPJ-së, vizita me u konfirmu nga vendi mik që të pret, tani edhe regjimi i vizave për shkak të pasaportës dhe të gjithë ato procedurat diplomatike, dhe ato ta limitojnë gjithmonë veprimtarinë. Unë tash jam i lirë, një njëri edhe me pasaporta tjera që mundet me lëvizë kur dëshiron dhe kur është e nevojshme”, ka deklaruar Pacolli për gazetën sinjali.
Në anën tjetër, derisa Kosova nuk ka ende aeroplan, Pacolli është i vetmi person në Kosovë që ka një mjet të tillë udhëtimi.
Kur është pyetur nëse nëse do ta ndihmojë Konjufcën edhe me aeroplanin e tij privat, Pacolli ka thënë se derën nuk do t’ia mbyllë askujt.
“Sigurisht që asnjëherë nuk mundem me ia mbyllë derën askujt, dera mbetet hapur dhe e thash që edhe dje që jam gjithmonë i gatshëm të jap kontributin tim aty ku ka nevojë”.
Ai ka thënë se gjatë ditës së djeshme i ka dorëzuar të gjitha raportet dhe kontaktet që ai i ka pasur si kryediplomat.
“Unë kam biseduar shumë gjatë dhe së pari atij ia kam përgatitur dorëzimin si duhet, me raport definitiv me çdo kontakt që kam pasë dhe çdo rrugë që kam pasë si dhe çdo person që e kam kontaktuar. Ia kam dorëzuar numrat e telefonit dhe me personat ndihmës që kanë qenë të përfshirë, arsyet e takimit, në çfarë rrethane është bërë takimi dhe e ka një pasqyrë të qartë se çfarë ka ndodhur prej ditës së parë deri në ditën e fundit. E ka një pasqyrë për të gjitha mangësitë që i bartë MPJ edhe tani”.
“E ka një raport se çfarë duhet të bëhet urgjentisht dhe ku ai duhet të koncentrohet. E ka jashtëzakonisht leht, e ka një raport shumë të sinqertë që vetëm duhet me e implementu”, ka deklaruar Pacolli.
Gjatë ditës së djeshme, Pacolli ia ka dorëzuar Konjufcës postin e kryepdilomatit të Kosovës. Ky takim mes tyre zgjati më shumë se zakonisht për shkak të Pacollit i cili duket se ka qenë i interesuar t’i tregojë gjithçka Konjufcës.