Pacolli i reagon një ish zyrtarit italian që ka punuar në Kosovë
Ish-zyrtari i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Andrea Capussela, i cili edhe ka shkruar një libër për shtetndërtimin e Kosovës që në gjuhën shqipe e ka botuar kompania “Koha” përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në “Twitter” ka thënë se nëse në Kosovë po bëhet përpjekje për të marrë pushtetin atëherë nuk duhet harruar rregulli empirik se protestat paqësore gjithmonë funksionojnë.
Ndaj fjalëve të italianit ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke thënë se thirrjet e tilla nuk janë suprizë, meqë sipas Pacollit, libri i shkruar nga Capussela është përdorur për propagandë kundër Kosovës në të gjithë botën.