Pacolli i lumtur me vendimin e Gjykatës për lirimin e Tomor Morinës
Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, do të lirohet nga paraburgimi në Maqedoninë e Veriut, ku po qëndron tash e disa ditë.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Naser Raufi. E, me vendimin e Gjykatës në Maqedoninë e Veriut, i lumtur është shprehur zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Jam i lumtur që Gjykatat në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur për lirimin e Tomor Morinës dhe refuzimin e kërkesës serbe për ekstradim. Unë jam mirënjohës ndaj autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendimin parimor të marrë në lidhje me këtë çështje dhe bashkëpunimin që kemi pasur për ta zgjidhur atë në mënyrën më të mirë”, ka thënë Pacolli, përmes një statusi në rrjetin social Facebook. /FaktePlus