Pacolli: AKR voton dekretin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se AKR-ja e sheh shumë të nevojshme për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se kjo duhet të bëhet ëpr shkak që të merren masa më të rrepta për të mbrojtur publikun pas përhapjes së përshpejtuar të koronavirusit në Republikën e Kosovës, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, AKR-ja u bën thirrje të gjitha partive politike parlamentare të mbështesin dekretin për gjndje të jashtëzakonsme dhe të sigurojnë që vendi të qëndrojë i bashkuar në tejkalimin e pandemisë globale të koronavirusit.
Postimi i plotë:
Aleanca Kosova e Re e sheh shumë të nevojshme për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës ( sikurse ne shumicën e vendeve europiane) për të marre masa më të rrepta për të mbrojtur publikun pas përhapjes së përshpejtuar të koronavirusit në Republikën e Kosovës.
Një masë e tillë do të mundësojë që institucionet e Republikës së Kosovës të kenë një menaxhim të përgjegjshëm dhe profesional të situatës dhe të sigurojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.
AKR u bën thirrje të gjitha partive politike parlamentare të mbështesin këtë dekret dhe të sigurojnë që vendi të qëndrojë i bashkuar në tejkalimin e pandemisë globale të koronavirusit. AKR gjithmonë do të luajë rolin e saj konstruktiv në Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj.
AKR mbështet çdo përpjekje që synon heqjen e takses tregtare të vendosura ndaj Serbisë dhe mbajtjen e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
AKR bën thirrje për unitet dhe koordinim të ngushtë të të gjithë liderëve politikë dhe institucionalë në Kosovë dhe të partive politike parlamentare.
Ne nuk mbështesim rivalitetet dhe betejat politike bazuar në hakmarrje, inate dhe vetjake që shkojnë në dem të qytetarëve të Kosovës./FaktePlus