Pacientja e dyshuar me koronavirus ishte në Itali, rezultatet dalin në ora 14:30
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) është duke u trajtuar një rast i dyshimtë me koronavirus.
E personi i dyshuar me koronavirus që aktualisht po trajtohet në QKUK ishte kthyer nga Italia ku ishte për një vizite disa ditore.
Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha tha se për shkak të disa simptomave pacientja ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Për momentin në Infektivë kemi një rast qe është shtrirë në spital pas mesnate. Është një paciente, e cila ka qenë në udhëtim në Itali. Dhe meqenëse ka ethe, kollitje të lehtë ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe ne për çështje të sigurisë e kemi izoluar pacienten. Po presim rezultatet”, raporton EO, tha ajo.
Ajzazaj tha se momentalisht gjendja e pacientes është e mirë.
“Gjendja shumë e mirë prej momentit të spitalizimit, nuk ka pasur temperaturë. Është me terapi simpomatike. Momentin që del negativ pacientja do të lëshohet në shtëpi”, tregoi ajo.
Sa i përket gjendjes me grip sezonal Ajazaj-Berisha tha se është nën kontroll.
“Gripi sezonal është nën kontroll , kemi një rast të rendë por është duke u menaxhuar”, tha ajo.
Një i dyshuar për koronavirus në Kosovë, shtrihet në Klinikën Infektive