Pacientit i përkeqësohet gjendja, vdes në QKUK
Një rast “hetim i vdekjes” është hapur dje në polici, pasi një pacient i gjinisë mashkullore në entin special kishte pasur probleme shëndetësore dhe pas dërgimit në QKUK ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/ Prishtinë 01.12.2020 – 10:00. Derisa viktima mashkull kosovar kishte qenë pacient në entin special i njëjti kishte pasur probleme shëndetësore . Viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ndërsa me datë 01.12.2020 rreth orës 10:00 viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurort trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti nën hetime.