Pacientit 170 kg në QKUK i vendoset për herë të parë balona në lukth
Në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK është bërë vendosja e balonit në lukth për herë të parë në historinë e këtij institucioni.
Ekipi i mjekëve që kanë kryer këtë intervenim kanë njoftuar se vendosja e balonit bëhet me qëllim të rënies në peshë. Baloni intragastrik i është vendosur një pacienti me peshë 170 kg.
Postimi i plotë nga ekipi i mjekëve:
VENDOSJA E BALONIT INTRAGASTRIK(ne lukth) tek nje pacient obez me BMI 48,61 kg/m2, me peshe 170 kg.
Kjo metode endoskopike, jo kirurgjike behet me qellim te renies ne peshe. Baloni qendron ne lukth 6 muaj. Ky intervenim behet per here te pare ne Kliniken e Gastroenterologjise te QKUK nga ekipi dr. Skender Telaku, dr. Arber Veliu, dr. Aida Ferri Polloshka, dr. Bahri Gashi, dr. Remzi Berisha, infermieret Remzije Aliu, Nalan Burniku Aliu, Vjosa Basha. Falenderim i posaqem per laborantin Hazir Gashi I cili na siguroi metilen blune.