Pacientët e shëruar nga koronavirusi po vazhdojnë të ri-rezultojnë pozitivisht në Korenë Jugore
Zyrtarët e Koresë së Jugut thonë se analiza e mostrave nga pacientët e rikuperuar me Covid-19 tregojnë se të gjithë kishin formuar antitrupa neutralizues, por pothuajse gjysma ende tregonte material gjenetik viral, tha drejtoresha e Qendrave Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve (KCDC), Dr Jung Eun-kyeong në një konferencë për shtyp të mërkurën.
Ajo shtoi se këta pacientë ka gjasë që nuk mund të infektojnë të tjerët, raporton CNN.
“Dikush mund të supozojë se në varësi të pacientit, virusi mund të qëndrojë gjatë në trup pa u hequr plotësisht edhe pasi të jenë formuar antitrupat neutralizues. Studime shtesë janë në zhvillim e sipër”, tha Jung.
KCDC kreu analizë mbi 25 pacientë të rikuperuar për të përcaktuar nëse virusi Covid-19 mund të vërehej tek ta. 25 pacientë kishin formuar antitrupa neutralizuese kundër virusit, derisa 12 prej tyre testuan pozitivë për Covid-19. Kur mostrat nga 12 pacientët u morën, rezultatet ishin negative, tha Jung.
Mostrat janë marrë nga 39 raste që kanë rezultuar pozitiv dhe deri më tani 6 mostra nuk e kanë kultivuar virusin. Ekzaminimi në 33 kampione të tjera po vazhdon.