Osmani: Unë kam pushtet në LDK më shumë se çdo kandidat tjetër për kryeministër
Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga radhët e LDK’së ka thënë se ka pushtet më shumë se çdo kandidat tjetër në partitë e tyre.
Osmani sonte në Debat Plus ka thënë se brenda LDK’së nuk ka mospajtime për kandidimin e saj.
‘’Unë kam pushtet më shumë se secili kanddiat i partive tjera. Asnjëparti s’mund të ketë sukses pa bashkim . Unë kam ekip, kam ekip fitues dhe të shkëlqyeshëm. Ekipa të bën më të fortë se sa vendimet individuale. Në kokë vete. Tek ne askush nuk e ka ndi nevojën të largohet. Kandidimi im i ka bashkuar të gjithë në LDK’’, tha ajo.
‘’Duke i bashku të gjithë. LDK ka ndryshu rrënjësisht brenda këtyre muajve, Këtë duam ta përcojmë edhe në nivel qendror’’.