Osmani: Unë dhe Lumiri nuk e votuam mocionin për rrëzimin e qeverisë
Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë tregoi se do të inicioj mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Por një gjë të tillë nuk e kanë përkrahur Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku.
Kështu ka thënë për KALLXO.com, Vjosa Osmani.
“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, tha Osmani.
Është tentuar të marret një përgjigje edhe nga Lumir Abdixhiku por i njëjti nuk është përgjigjur.
I pyetur për votën e Vjosa Osmanit kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se për këtë pyetje gazetarët duhet të pyesin vet Vjosa Osmanin. Kryesia e LDK-së vendosi sot që të kërkoj mocion votëbesimi për Qeverinë Kurti pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu. Mustafa e arsyetoj këtë vendim si pasojë e mos heqjes së taksës kërkesë kjo nga ShBA.
Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku votuan kundër mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti