Vjosa Osmani jep një sqarim për reciprocitetin ndaj Serbisë
Gjatë ditës së sotme, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se tarifa ndaj Serbisë, duhet të zëvendësohet me masat e reciprocitetit.
Por tani Osmani tha se do të bëjë një sqarim rreth temës së reciprocitetit.
Osmani tha se nuk ka asnjë dilemë që tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet dhe se ky është vendim i përbashkët i koalicionit qeverisës, i cili është përfshirë në programin e bashkë-qeverisjes.
Por ajo gjithashtu tha se koha e saktë e zëvendësimit nuk dihet, pasi kërkon studim, meqë involvon shumë akterë e institucione të tjera.
Postimi i plotë:
Një sqarim rreth temës së reciprocitetit, edhe pse tash e sa muaj, përfshirë sot, kam qenë më se e qartë: Nuk kam asnjë dilemë që tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Të tri deklaratat e mia para mediave sot, të përcjellura në tërësi, e tregojnë këtë. Këtë e kemi vendim të përbashkët të koalicionit tonë qeverisës i cili është përfshirë në programin e bashkë-qeverisjes. Në pyetjen se kur duhet të bëhet ky zëvendësim, përgjigja ime ishte që kjo (pra koha e saktë e zëvendësimit) kërkon studim, meqë involvon shumë akterë e institucione të tjera.