Osmani takon ambasadorët e Quint-it dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të Quint-it dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Osmani ka shkruar në Twitter se ka pasur një takim produktiv me ambasadorët dhe ka falenderuar të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.
“Kisha një takim produktiv me ambasadorët e Quint’it dhe Nataliya Apostolovën për të diskutuar zhvillimet e fundit politike. I falenderova të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tonë dhe për të gjitha institucionet”, ka shkruar Osmani.
Had a productive meeting with the Quint Ambassadors and @ApostolovaEU to discuss the latest political developments. I thanked them all for their continued support to our country and to all our institutions. @USAmbKosovo @GermanAmbKOS @nicolaorlando @UKinKosovo @FranceauKosovo pic.twitter.com/6ViXffAR4z
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) June 25, 2020