Osmani: Sulmet me vezë nuk mund të na ndalin, që ta qojmë Kosovën përpara
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti sot është sulmuar me vezë.
E, ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Osmani ka aluduar në atë që personat që e kanë kryer këtë sulm kanë qenë njerëz të partive të cilët nuk po dëhsirojnë të hiqet taksa.
Ajo ka thënë se “tarifa nuk është çështje vezësh”.
Postimi i saj i plotë:
Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës.
As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta qojmë Kosovën përpara./FaktePlus