Osmani: Nëse abuzohet me KQZ-në do të marr masa

U.d së presidentit, Vjosa Osmani në një lidhje live në Facebook ka komentuar vendimin e KQZ- së për përjashtimin e deputetëve me probleme me ligjin dhe mbledhjen e djeshme të këtij institucioni.
Ajo ka thënë që nuk ka shtyerje të zgjedhjeve dhe se ato do të mbahen më 14 shkurt.
“Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët do t’i votojnë ata që i përkrahin.”
“Ajo cfarë kemi parë mbrëmë në KQZ ka qenë e paprecendent, e pahijshme e rrjedhimisht e papranueshme për një institucion që duhet doemos ta ruajë integritetin e tij.”
“Si ushtruese e detyrës së presidentit kam obligim sipas kushtetutës që të sigurojë funksionimin kushtetues të institucioneve të Kosovës.”
“Dje u bë presion marramendës ndaj zyrës për regjistrimin e partive politike dhe certifikim dhe u ushtrua presion e kërcënime ndaj udhëheqësit të kësaj zyre.”
“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës ta ruajnë maturinë dhe qetësinë që ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor e të sigurohemi që zgjedhjet të mbahen më 14 shkurt.”
“Nëse abuzohet me KQZ- në për të shtyer përpara gjendat partiake, do të detyrohem të marr hapa ashtu siq ma garanton Kushtetuta.”/FaktePlus/