Osmani me listë: Këto janë të gjitha takimet që ajo i zhvilloi në SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të familjes Albright ka shkuar në Amerikë për varrimin e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Shkuarjen në Amerikë, Osmani e shfrytëzoi edhe për takime e bashkëbisedime me Sekretarin e tanishëm të Shtetit, Antony Blinken, ish-presidentin amerikan Bill Clinton e me senatorë.
Osmani bashkëbisedoi me 11 figura të larta të shtetit amerikan, ndërsa zhvilloi 14 takime të ndryshme.
Më poshtë i gjeni të gjitha bashkëbisedimet dhe takimet të cilat Osmani i zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
Antony Blinken – sekretari i Shtetit i SHBA-ve
Wendy Sherman – zëvendës sekretare e Shetit
Bill Clinton – ish presidenti i ShBA-ve
Al Gore – ish zëvendës president i SHBA-ve
Hillary Rodham Clinton – ish sekretare e shtetit të SHBA-ve
Condoleezza Rice – ish sekretare e shtetit të SHBA-ve
John Kerry – ish sekretar i shtetit të SHBA-së
Susan Rice – drejtoreshë e Këshillit të Politikave të Brendshme të SHBA-ve
Miloš Vystrčil – presidenti i Senatit çek
Elliot Engel – ish kongresist dhe ish- udhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres
Jim O’Brien – shefi i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit
Gjatë qëndrimit në SHBA, Presidentja Osmani ka realizuar poashtu takime të ndara me:
Nancy Pelosi – kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve
Kongresistin Steny Hoyer – udhëheqës i shumicës parlamentare në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve
Senatorin Chuck Schumer – lider i shumicës parlamentare në Senat
Senatorin Ben Cardin – bashkudhëheqës i Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (U.S. Helsinki Committee) në kuadër të Kongresit Amerikan
Kongresistin Steve Cohen – bashkudhëheqës i Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (U.S. Helsinki Committee) në kuadër të Kongresit Amerikan
Kongresistin Darrell Issa – anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve
Senatori Bob Menendez – kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan
Senatorin Chris Coons – anëtar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan
Kongresistin Ritchie Torres – bashkudhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres
Kongresistin Jim Himes – bashkudhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres
Kongresistin Robert Aderholt – bashkudhëheqës i Grupit për çështje shqiptare në Kongres
Senatorin Gary Peters – kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Çështje Qeveritare
Amanda Sloat – drejtoreshë e lartë për Evropën në Këshillin për Siguri Kombëtare
Derek Chollet – këshilltari Special në Departamentin e Shtetit.