Osmani: Kuvendi do të luajë rol mbikqyrës, nuk ka negocime për territorin e Kosovës
Kryetarja e Kuvendit pas takimit me të dërguarin e posaqëm për dialog Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak kanë mbajtur konferencë të përbashkët për medie.
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se si Kuvend do të kuajnë një rol të veçantë mbikëqyrës mbi qeverinë që s’është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kosovën në dialog.
“Ne patëm një takim produktiv. Në emër të kuvendit shpreha gatishmërinë që si Kuvend të luajmë një rol mbikqyrës mbi qeverinë e cila është e vetmja që duhet ta përfaqësojë Kosovën dhe presim që ky të jetë një dialog i barabartë. Nuk ka negocim për teritorin e Kosovës dhe për sovranitetin dhe këto duhet të kenë parime që do të prodhonte procesi i dialogut. Biseduam edhe për pritshmëritë e BE për nevojën që të koordinohet ky proces me SHBA-në”, tha ajo.
“Takimi me kryeparlamentare ishte mjaft konstruktiv. Informova zonjën kryeparlamentare për planin për metodologjinë e dialogut. Të dy u pajtuam që ky proces të jetë transparent”, ka thënë Lajcak.