Osmani ironizon me deputetët: Në orën 14:50 fillon seanca, që të vini në orën 15:30
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve që të kthehen me kohë në sallë, pas pauzës.
Ajo duke iku referuar vonesave të tyre për të qenë prezent në sallë në kohën e paraparë të nisjes së seancës, ka apeluar tek ata për përgjegjshmëri në raport me obligimet që kanë.
Deputetët kanë shkuar në pauzë, pas dy orësh diskutim rreth rishikimit të buxhetit.
Ndërsa, janë votuar dhe disa amendamente të këtij ligji.
“Po duhet t’iu them të vini në orën 14:50, që të vini në orën 15:30”, ka thënë Osmani.