Osmani e Kurti takojnë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në ceremoninë e funeralit të Albright
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë takuar Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Washington DC, raporton Gazeta Express.
Gazeta Express ka siguruar fotografi nga takimi i Osmanit dhe Kurtit me kryediplomatin amerikan Blinken.
Të udhëhequr nga presidenti amerikan, Joe Biden, dhe paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Bill Clinton, rreth 1,400 veta do të mblidhen në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për të kujtuar arritjet e saj.
Zyrtarët e tjerë të lartë, që pritet të jenë të pranishëm, përfshijnë: sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, drejtorin e CIA-s, Bill Burns, dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Nga autoritetet e huaja do të jenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si dhe zyrtarë të lartë nga Bosnje e Hercegovina, Republika Çeke dhe Kolumbia.