Orkestra Simfonike e UP-së mban koncert
Këtë të mërkure me fillim nga ora 20:00 në Katedralën Shën Nëna Tereza në Prishtinë Orkestra Simfonike e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës nga Departamenti i Muzikës prezanton një koncert.
Adhuruesit e muzikës klasike në këtë koncert mund të dëgjojnë veprat e G.F Händl, F. Von Suppê, J. Rodrigos e Mozartit. Bashkë me orkestrën simfonike para publikut do të paraqitet edhe gitaristi Endrit Xërxa si dhe dirigjentet Lirjona Sylejmani e Leutrina Pirevan nga klasa e profesorit Bajar Berisha.
Ky është një koncert përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit.