Organizuan protesta masive në Hong Kong, shpallen fajtorë organizatorët
Shtatë figura të rëndësishme të protestave pro demokracisë në Hong Kong, përfshirë avokatin Martin Lee, janë shpallur fajtorë nën akuzën për mbajtje të protestave të paautorizuara.
Pas gjykimit që zgjati një muaj, të pandehurit u dënuan të enjten për organizim dhe pjesëmarrje në tubime. Ata mund të dënohen më së shumti me dhjetë vjet burgim, ndonëse dënimi pritet të jetë më i ulët.
Në mesin e të pandehurve ishte edhe 82-vjeçari Lee, që vlerësohet si babai i demokracisë në Hong Kong. Të akuzuar ishin edhe ish-ligjvënësit Margaret Ng, Cyd Ho Sau-lan, Albert Ho Chun-yan dhe Lee Cheuk.
Vendimi për caktimin e kohëzgjatjes së dënimit do të merret në një datë tjetër. Dënimi maksimal për secilën pikë të aktakuzës është pesë vjet burgim, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Dënimi u dha rreth një proteste të mbajtur më 18 gusht 2019, kur rreth 1.7 milion njerëz marshuan në mënyrë paqësore, por kundër urdhrave të policisë. Organizatorët kishin leje për të mbajtur tubim në Parkun “Viktoria”, por jo për të mbajtur marsh.