Organizohen militantët e VV-së, u shkruajnë SMS deputetëve: Mos ma vjedh votën
Në një grup të krijuar së fundmi që quhet “mekryeministrin”, është bërë thirrje që të dërgohen sms në numrat e deputetëve.
Në këtë grup janë publikuar edhe emrat dhe numrat e deputetëve të të gjithë deputëve, përvec atyre të VV-së.
Aty shihen numrat e deputetëve të LDK-së e PDK-së, të cilëve u janë dërguar sms me përmbajtjen: “Mos ma vjedh votën, mos u bo pjesë e PLAN-it”.
Sidoqoftë, Kuvendi po vazhdon punën ku grupet parlamentare po deklarohen PRO rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurtit.