Organizatat joqeveritare kanë shpërndarë 600 maska falas për qytetarët
Shëndetin po e ruan e po kujdeset për disponimin e qytetarëve që të martën dolën në sheshet e kryeqytetit. E ata ishin të shumtë, ani pse rastet pozitive me Covid-19 janë shtuar.
Por dikush ka menduar që së paku t`ua mundësojë atyre të mbrohen duke u dhuruar maska atyre.
600 sosh u bënë gati për qytetarët.
Këtë iniciativë e mori platforma CiviKos, rrjet i organizatave të shoqërisë civile në bashkëpunim me Artpolis, Democracy Plus, PEN, Fondacioni Kosovar për Shoqëri civile (KCSF), dhe YMCA.
Organizatorët thanë se kjo gjë kishte për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për përdorimin e maskave në ambiente publike.
Vullnetarët filluan shpërndarjen e maskave, raporton T7.
E këtë veprim të tyre duket se e vlerësuan qytetarët.
Ata po thonë se ky gjest është i qëlluar.
E një tjetër po thotë se ndihet i lumtur që dikush po mendon për shëndetin e tyre.
Ani pse nuk posedonin masa mbrojtëse, dikush e injoroi këtë iniciativë.
E dikush ani pse mori maskë, nuk e përdori atë.
E shumë shpejtë edhe kutitë me maska u zbrazën.
Kjo për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për tu pajisur me to.
Organizatorët u shprehën të kënaqur.
E shumë afër vendit ku u shpërndanë maskat, kafenetë ishin të mbushura me njerëz.
Ani pse nuk mbahej distanca, disa prej tyre ishin kujdesur të mbajnë maska.