Organizata ‘Culturat’ me libër për 21 policët e rënë në detyrë
Organizata Joqeveritare “CULTURAT”, në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të premten, më 4 shtator, në orën 12:00, në Hollin e ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në përputhje me masat e luftës kundër pandemisë COVID-19, që janë marrë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, bëjnë prezantimin e monografisë “YJE MBI DAFINA”, libër ky që u kushtohet 21 zyrtarëve policorë të rënë në uniformën e policisë së Kosovës, që nga çlirimi i Kosovës e deri më tash.
Poashtu, në hollin e kësaj biblioteke, do të hapet edhe ekspozita me portrete të policëve, fotografi familjare dhe institucionale të tyre, si dhe fotografi të zisë e të përkujtimit, pas rënies së tyre në uniformën e policisë së Kosovës.
Ky promovim mbahet në kuadër të shënimit të 21-Vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës. Të ftuara janë të gjitha Mediat për të përcjellur të dy ngjarjet: Promovimin e Monografisë dhe hapjen e ekspozitës. Ndërsa, numri i mysafirëve pjesëmarrës është i kufizuar, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19