“Orët e humbura do të kompensohen edhe pa mbështetjen e SBASHK-ut”
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi tha se orët e humbur gjatë grevës do të kompensohen.
Bytyqi pas takimit në mes MAShT-it, SBAShK-ut dhe DKA-ve për kompensimin e orëve të humbura, tha se orët do të kompensohen pavarësisht kundërshtimit të SBAShK-ut.
Sipas tij, DKAT-të janë të gatshëm të marrin obligimin për gjetjen e mundësisë më të mira për formën e zëvendësimit të orëve.
“Me SBAShK-un kemi qenë të hapur me diskutuar në çfarëdo lloj forme vazhdojnë të qëndrojnë të ngurte vetëm me kërkesat e tyre nuk ishin të gatshëm me qenë pjesë e zgjidhjes së problemit. DKAT-të janë të gatshëm me marr obligimin dhe me gjet mundësitë më të mira për formën e zëvendësimit të orëve”.
“Ishte një takim i gjatë me shumë diskutime, por përfundimi është që në pajtim me gjithë DKA të zbatohet udhëzimi administrativ që të plotësohet normativi i kalendarit shkollor tash e tutje secili drejtor i DKA në bashkëpunim me kryetarin e komunës do tentojnë të gjejnë formën më të mirë të zëvendësimit të orëve dhe pastaj do na informojnë neve si ministri me rrjedhat”, tha Bytyqi.