Operat e para shqiptare
Opera e parë Kosovare
“Dasma arbëreshe” është opera e parë kosovare, premiera e saj u bë në Prishtinë me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Kjo operë shënoi krijimin e Operës Nacionale të Kosovës.
Opera e cila ndahet në trea kte, u kompozua nga Rauf Dhomi, regjisori ishte Milto Kutali, me koreografi të GjergjPrevazit. Skenografia dhe kostumet u realizuan nga Agim Zajmi. Dirigjenti i operës ishte djali i kompozitorit të veprës, Arbër Dhomi.
Me rastin e premierës rolin e baronit e interpretoi baritoni shqiptar Agim Duro. Ndërsa rolin e Arbërit u interpretua nga tenori Kastriot Tusha.
Historia është se disa shqiptarë janë dëbuar në Napoli pas vdekjes së Skënderbeut. Arbëri është i trishtuar që është larg nga shtëpia, por i lumtur që do të martohet me nusen e tij. Mirëpo, baroni italian dëshiron të fle i pari me të, duke u thirrur në të drejtën fisnore. Arbëri duhet ta vras baronin pasi që nuk ka rrugë dalje tjetër.
Opera e parë në Kosovë “Dasma Arbëreshe” e autorit dhe drejtorit të atëhershëm të filarmonisë, Rauf Dhomi u inskenua në nëntor të vitit 2002, ndërsa në vitin 2004 inskenohet Opera “Carmen”, e dyta me radhë në Kosovë. Po ashtu në vitin 2004 është themeluar Opera e Parë e Kosovës, si sektor në kuadër të Filarmonisë së Kosovës.
Opera e parë shqiptare ‘’Mrika’’
Opera shqiptare Mrika e kompozitorit të shquar shqiptar Prenk Jakova (1917–1969) nga libri i shkrimtarit Llazar Siliqi, u shfaq në 1dhjetor 1958 në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Ishte opera në katër akte dhe e vënë në skenë nga regjisori Andrea Skanjeti. Bazë për krijimin e saj ishte vepra “Dritë mbi Shqipëri”.
Kompozitori mendoi mirë për personazhet, karakterin e tyre, zhvillimin e situatave te dramës, të gërshetuara e të harmonizuara me muzikën në një mënyrë profesionale e të bazuar mbi një eksperiencë të pasur. Ketë vepër qëi shte një proces krejtësisht i ri, në te gjithë veprimtarinë e tij krijuese, PrenkJakova e pasuroi me kënge, valle, pjesë korale, arie etj. duke e bërë atë një operë kombëtare.
Puna për operan filloi në vitin 1956. Me një punë këmbëngulëse e vullnet të fortë, Prenk fillon të hedhë në partiturë notat e muzikës që ai kishte në imagjinatën e vet. Në maj të vitit 1958 filloi puna për vënien në skenë të operas. E gjithë trupa, këngëtarët, kori, valltaret, orkestra simfonike, ishin shumë entuziastë dhe kishin një besim të madh në arritjen e qëllimit.
Punohej ditë e natë me solistët, korin dhe orkestrën. Kor maestrat e operas së parë shqiptare MRIKA ishin Leonard Deda, Tonin Daija, Zef Beka dhe Tonin Zadeja. Rolin e Mrikës e ka sopranoja shkodrane Klotilde Shantoja, këngëtare me eksperiencë, por që për herë të par 137 nëjetën e saj, do të interpretojë në skenën e teatrit një rol të ri.