Olluri: Më kërcënuan dy asambleistë të VV’së nga Lipjani
Gazetari Bekim Olluri, ka bërë të ditur se është kërcënuar nga dy asamblistë të VV-së në Lipjan, Alban Salihu dhe Shahadije Dragaqina, përcjell Periskopi.
Ollur ka thënë se rreth orës 18:00 afër rrethi të Policisë, Shefi i grupit kuvendar të LVV-së në Lipjan, Alban Salihu dhe asambleistja Shahadije Dragaqina – Bikliqi, e kanë kërcënuar dhe linçuar atë, me pretendimin që gazetari po shkruan kundër tyre dhe LVV-së.
Olluri më tej tregoi se çfarë i kanë thënë dy asamblistët atij.
“Mos shkruaj për neve kurrë dhe mos u merr me mua dhe me neve, sepse në fund të del shume keq, këtë po ta tregoj”, i ka thënë asamblisti i VV-së, Alban Salihu – gazetarit Olluri.
“A ky është që nuk di dhe gjithë ja huq a, sa gjynah”, ka shtuar më pas Dragaqina Bikliqi.
Më poshtë keni postimin e plotë të gazetarit Olluri:
Lipjan: Rreth orës 18:00 afër rrethi të Policisë
Asamblistët e LVV-së në Lipjan, më kërcënuam dhe më linçuan.
Shefi i grupit kuvendar të LVV-së në Lipjan, Alban Salihu dhe asambleistja Shahadije Dragaqina – Bikliqi, pak më herët më kërcënuan dhe me linçuan. Gjoja që unë po shkruaj kundër tyre dhe LVV-së.
Unë iu garantojë si GAZETAR i Agjencisë së Lajmeve, jam i pavarur dhe paanshëm.
“Mos shkruaj për neve kurrë dhe mos u merr me mua dhe me neve, sepse në fund të del shume keq, këtë po ta tregoj”, tha z.Alban Salihu.
“A ky është që nuk di dhe gjithë ja huq a, sa gjynah”, thotë znj. Dragaqina Bikliqi.
Nuk është hera e parë që asamblisti Salihu bën po ofendime karshi meje.
Kërkojë nga kryetari dhe strukturat e LVV-së, që ta dënojnë këtë akt ofendues ndaj meje, përndryshe edhe ata bëhen pjesë e ofendimit përmes tyre.