OEK: Bizneset prodhuese me probleme në furnizim dhe kosto të lartë të energjisë elektrike
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se problemet e furnizimit me energji elektrike dhe rritja e kostos së çmimit të rrymës janë çështjet kryesore që po i shqetësojnë bizneset prodhuese në Kosovë.
Kreu i OEK-ut kritikoi qasjen e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe theksoi se kjo zyrë nuk po lejon që këto biznese ta bëjnë prodhimin e energjisë.
Ai shtoi se nuk kanë gjetur bashkëpunim tek ky institucion dhe e cilësoi problematike kërkesën e ZRRE-së për rritje prej 30% të çmimit të energjisë elektrike për bizneset.
Nga OEK kanë kërkuar takim me Qeverinë dhe Zyrën e Rregullatorit për Energji, në mënyrë që të gjenden zgjidhje për këto probleme.
Ndryshe, sipas tyre, në qoftë se vazhdon kjo gjendje këto biznesedo të zhvendosjen në vendet e rajonit.