Oda Ekonomike me kërkesa konkrete për Qeverinë Kurti
Oda Ekonomike e Kosovës, ka mirëpritur konstituimin e institucioneve të vendit.
Kryetari i këtij institucioni, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria e re duhet ta kompensojë kohën e humbur prej fushatës zgjedhore deri tash, duke treguar edhe se çfarë duhet të jetë prioritet për të në asketin ekonomik.
“Prioritetet e politikave ekonomike duhet të jenë të qarta dhe të matshme sidomos sa i përket:
– Hendekut të shkathtësive dhe “ikjes të trurit”;
– Rritjes të eksportit dhe investimeve të huaja direkte;
– Sigurisë juridike për bizneset;
– Qasjes në financa;
– Sektorit të energjisë;
– Luftimit të informalitetit”.
Postimi i plotë i Rukiqit:
“Oda Ekonomike e Kosoves mirepret finalizimin e konstituimit te institucioneve te dalura si rezultat i zgjedhjeve te 6 Tetorit 2019
Komuniteti i biznesit, perkatesisht 16,000 ndermarrje te perfaqesuara nga Oda Ekonomike e Kosoves, e mirepresin krijimin dhe fillimin e punes te kabinetit te ri qeveritar, te udhehequr nga Kryeministri z. Albin Kurti, si nje hap tjeter i rendesishem i konsolidimit te demokracise ne vend dhe parakusht themelor per vazhdimin e reformave qe mundesojne zhvillim te qendrueshem ekonomik.
Oda Ekonomike e Kosoves kerkon nga Qeveria e re, qe te kompensoj kohen e humbur nga periudha parazgjedhore dhe paszgjedhore, me nje dinamike te shtuar ne reformat prioritare ekonomike qe synim kryesor duhet ta kene rritjen e sektorit privat ne Kosove, bazuar ne parime te qarta te ekonomise se tregut. Prioritetet e politikave ekonomike duhet te jene te qarta dhe te matshme sidomos sa i perket:
– Hendekut te shkathtesive dhe “ikjes te trurit”;
– Rritjes te eksportit dhe investimeve te huaja direkte;
– Sigurise juridike per bizneset;
– Qasjes ne financa;
– Sektorit te energjise;
– Luftimit te informalitetit.
Oda Ekonomike e Kosoves do te jete partner serioz dhe profesional ne adresimin e te gjitha temave dhe çeshtjeve qe kane ndikim ne rritjen e sektorit privat ne vend dhe njehereit ofron ekspertizen profesionale ne adresimin e tyre”.