OBSh: Pothuajse gjysma e vdekjeve në Evropë ndodhën në shtëpi të pleqve
Rreth gjysma e njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19 në Evropë ishin banorë në institucione të kujdesit afatgjatë, sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.
“Kjo është një tragjedi e paimagjinueshme njerëzore,” tha drejtori i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, gjatë një konference për shtyp të enjten, raporton CNN.
Kluge e përshkroi një situate të tillë si “thellësisht shqetësuese” dhe e cilësoi si problem global.
“Kjo pandemi ka sjellë në qendër të vëmendjes vendet e anashkaluara dhe të nënvlerësuara të shoqërisë sonë. Në të gjithë rajonin evropian, kujdesi afatgjatë shpesh është lënë pas dore. Nuk duhet ët ndodh kështu,” tha Kluge, duke i quajtur punëtorët e punësuar në këto ambiente si” heronjtë e papërmendur të kësaj pandemie”.
Kluge tha se ekziston një “nevojë e menjëhershme dhe urgjente” për të rishikuar dhe rregulluar mënyrën se si funksionojnë objektet e kujdesit të të moshuarve.