OBSH: Pandemia po shkon duke u përshpejtuar
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur OBSH-së nëpërmjet llogarisë së tyre në Twitter.
“Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se pandemia po përshpejtohet “, u tha në një cicërime të hënën.
Tedros tha se ka më shumë se 300,000 raste të infektuara me COVID-19 në të gjithë botën.
“U deshën 67 ditë nga rasti i parë e raportuar për të arritur në 100,000 rastet e para, 11 ditë për qindmijëshin e dytë dhe vetëm katër ditë për qindmijëshin e tretë,” vuri në pah ai.