OBSh: Kombet më të varfra do t’i marrin vaksinat në gjysmën e parë të 2021
Ndërsa disa kombe të pasura tashmë kanë filluar nga vaksinimi COVID-19, vendet e varfra do t’i marrin dozat e tyre vetëm në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, tha sot kreu i OBSH-së, Tedros Adamos Ghebreyesus.
“Mekanizmi COVAX, i formuar për të mundësuar qasje të barabartë në vaksinat COVID-19 në të gjithë botën, pritet të fillojë dorëzimin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, tha ai, pa përmendur vendet e veçanta.
“Jemi krenarë të njoftojmë se COVAX ka siguruar qasje në pothuajse dy miliardë doza të disa kandidatëve premtues të vaksinave,” tha Tedros.
Sipas OBSH-së, objektet e COVAX po vazhdojnë bisedimet me ndërmarrjet kryesore farmaceutike për t’i regjistruar në program.