OBSh-ja tregon si të përgatisni ushqim të sigurt gjatë pandemisë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar udhëzime për përgatitjen e ushqimit gjatë pandemisë dhe ka treguar për rrezikun e mundshmë të infektimit me Covid-19 përmes mbështjellësve të ushqimit ose prodhimeve ushqimore që janë prekur nga personat e infektuar.
“Ndonëse nuk ekziston ndonjë dëshmi se ndonjë person është infektuar në këtë mënyrë, është gjithmonë mirë që të praktikohet siguria e ushqimit”, thuhet në postimin e kësaj organizate në Twitter.
We know that some people are worried they can catch #COVID19 from food or food packaging. While there’s no evidence to date that anyone has been infected this way, it is always good to practice food safety.
https://t.co/YAaSnk0qK8 #RamadanAtHome #FoodSafety pic.twitter.com/wr27Br9aig
— World Health Organization Western Pacific (@WHOWPRO) May 9, 2020
Këshillohet që para se ta prekni ose ta përgatisni ushqimin, t’i pastroni duart.
Të gjitha pemët dhe perimet duhet të pastrohen para se të konsumohen dhe produktet e mishit duhet të zihen ose të piqen plotësisht para se të shërbehen, thuhet në këto udhëzime.