OBSH-ja po e monitoron variantin e ri të koronavirusit: Ka indikacione për rezistencë ndaj vaksinës
Ky variant që mban emrin shkencor B.1.21, është klasifikuar si një “variant me interes studimi”, tha organizata.
OBSH-ja tha se duhet më shumë studime për të ditur më shumë për këtë variant, por sipas zyrtarëve shëndetësor ai ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.
Në gjithë globin ka një shqetësim për shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit pasi numri i të infektuarve po shënon rritje për shkak të variantit Delta të koronavirusit i cili është shumë më ngjitës.
Të gjitha viruset, përfshirë SARS-CoV-2 që e shkakton sëmundjen COVID-19, ndryshojnë me kalimin e kohës.
OBSH-ja aktualisht ka identifikuar katër variante shqetësuese të COVID-19, përfshirë Alpha, i cili është i pranishëm në 193 vende, dhe Delta, i përhapur në 170 vende.
Ky variant u zbulua për herë të parë në Kolumbi, por është raportuar edhe në vende tjera të Amerikës së Jugut dhe në Evropë.