OBSh-ja ka një apel për festat e fundvitit
Përpara bashkimeve familjare për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Organizata Botërore e Shëndetësisë fton qytetarët të mbajnë maska edhe në shtëpi.
OBSH bën thirrje për kujdes të shtuar pasi “ekziston një rrezik i lartë i një vale të tretë në fillim të vitit 2021, në Evropë”.
“Përkundër një progresi të brishtë, transmetimi i Covid-19 mbetet i përhapur”, shpjegon organizata.
OBSH apelon që të gjithë duhet të punojnë së bashku nëse duan të jenë në gjendje ta parandalojnë valën e tretë dhe ta frenojnë koronavirusin.