Objekti i Qeverisë mbulohet me ngjyra të flamurit italian
Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se në objektin e saj e kanë vendosur flamurin e Italisë në shenjë solidarizimi me viktimat atje nga Coronavirus.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i marrë hapat e domosdoshëm që t’i bëjë ballë kësaj pandemie. Jemi të përkushtuar në luftën kundër virusit Corona dhe do të fitojmë nëse të gjithë qëndrojmë në shtëpitë tona e do të kujdesemi për pastërtinë tonë”.
“Italia sot feston Ditën e Bashkimit. Në 159- vjetorin e saj Italia gjendet përballë një armiku me të cilin ajo dhe i gjithë globi do të triumfojë. Qytetarët e Kosovës i janë falënderues përherë shtetit tonë mik dhe gjithsecili prej nesh bashkëndjen me ta”, thuhet në komunikatën dërguar mediave nga zyra për komunikim publik e Kryeministrit Kurti.