Obama: Është në natyrën tonë të mbajmë zi kur një histori zhduket
Edhe ish-presidenti i ShBA-ve Barack Obama ka dhënë mbështetjen e tij morale dhe ka ndjerë keqardhje për shkatërrimin e katedrales së Notre Dame në shtetin e Parisit.
Ai ka thënë se do t’i qëndrojnë afër qytetarëve të Francës për rindërtimin e asaj që ka humbur.
“Notre Dame është një nga thesarët më të mëdhenj të botës dhe ne jemi duke menduar për pikëllimin që kanë njerëzit e Francës në këtë kohë. Është në natyrën tonë të mbajmë zi kur shohim një histori që po humbet, por është gjithashtu në natyrën tonë që të rindërtojmë atë edhe për të nesërmen”, ka shkruar Obama në rrjetin social ‘Facebook’.