Nxirret i vdekur 5-vjeçari nga pusi në Marok
Pesëvjeçari që cili kishte rënë në një pus të thellë 32 metra në Marok, është nxjerrë i vdekur pas pesë ditëve ngujim.
Mediat marokene raportojnë se 5-vjecari është dërguar në spital pa shenja jete.
Fëmija i identifikuar me emrin Rayan ra të martën në një pus të thellë 32 metra në Chefchaouen. Pusi është vetëm 45 centimetra i gjerë në pjesën e sipërme dhe edhe më i ngushtë në thellësi, prandaj të rriturit nuk mund të futen për ta nxjerrë fëmijën.
Prandaj, ekipet e shpëtimit kanë larguar shumë dhe paralelisht me bunarin. Të shtunën në mëngjes, ata po e largonin dheun horizontalisht në drejtim të pusit dhe po vendosnin gypa PVC për t’u mbrojtur nga shembja e dheut, e për ta nxjerrë fëmijën, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.
Përkundër se një medium shtëtror gjatë ditës raportoi se fëmija është ende gjallë, një dëshmitarë i tregoi agjencisë Reuter se largimi i dheut horizontalisht është vonuar nga gurët, të cilët e kanë ndërlikuar punën me dorë.