Nxirren kufomat e katër viktimave nga fundosja e anijes në Hungari
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur të martën kufomat e katër turistëve të mbytur në ujërat e Danubit në Budapest, pas operacionit të nxjerrjes së anijes që u fundos dy javë më parë, teksa barte një grup turistësh nga Koreja Jugore, kanë njoftuar të martën zyrtarët hungarezë.
Anija “Mermaid” u fundos brenda pak sekondash më 29 mars, pasi u përplas në një mur nën urën e kryeqytetit hungarez sherri i shirave të rrëmbyeshëm, ka raportuar “Reuters”.
Njëzetetetë turistë dhe dy pjesëtarë hungarezë të ekuipazhit kanë humbur jetët në aksidentin më të rëndë në këtë lum gjatë së paku gjysmë shekulli. Kufomat e të gjithë të vdekurve, pos katër sosh, tanimë janë nxjerrë nga ujërat.
“Njëra prej kufomave është gjetur në kabinën e kapitenit”, ka thënë zëdhënësi i forcave speciale hungareze, Nandor Jasenszky, i cili e koordinoi operacionin e nxjerrjes së anijes. “Tani do të bëjmë kërkime të tjera… në pjesët e anijes ku mund të ketë të tjera viktima”, ka thënë Jasenszky.