Nxënësve kosovarë u mësohet se Kosova është pjesë e Serbisë
Territori i Republikës së Kosovës paraqitet si pjesë e Republikës së Serbisë, gjatë një ore mësimi në distancë për nxënësit kosovarë.
Në hartën që Ministria e Arsimit u ka prezantuar sot nxënësve të klasës së shtatë të shkollave fillore përmes mësimit në distancë, Kosova nuk është paraqitur me kufijtë e saj aktual.
Ky skandal është hasur në ligjërimin e mësimit për “Europën Veriore dhe Verilindore” të lëndës së gjeografisë për klasën e shtatë.
Mungesa e Kosovës në hartat e librave shkollor të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është vërejtur edhe më parë.
Pavarësisht prej premtimeve për rishikimin e këtyre teksteve, MASHT-i vazhdon t’ua paraqesë nxënësve kosovarë territorin e shtetit të tyre si pjesë të Serbisë.