Numri i madh i të shëruarve ditët e fundit – a po shkon Kosova drejt fitores ndaj Covid-19?
Aktualisht në vendin tonë janë edhe 2 mijë e 669 raste aktive me koronavirus nga 5 mijë e 877 raste pozitive me 139 të vdekur.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 485 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 5.877 raste nga 31.541 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.069 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.669”, ka njoftuar sot IKSHPK.
Aktualisht komuna më e prekur në vend është Prishtina, me 1 mijë 880 të infektuar, prej tyre 735 të shëruar, 22 të vdekur dhe aktualisht janë edhe 1 mijë e 123 raste aktive.
Pastaj është komuna e Vushtrrisë me gjithsej 445 raste pozitive, prej tyre 342 te shëruar, 9 të vdekur dhe 94 raste aktive. Ferizaj radhitet në vendin e tretë me 427 raste pozitive, prej tyre 234 të shëruar, 6 të vdekur dhe 187 raste aktive.
Më poshtë gjeni tabelën e rasteve në të gjitha komunat e Kosovë: