Numër rekord i testeve, vazhdon rënia e shifrave të koronavirusit në Itali
Në Itali, ndër vendet më të prekura nga koronavirusi ka vazhduar edhe sot trendi pozitiv i rënies së shifrave.
Sot, sipas të dhënave në Itali kanë vdekur 575 persona, pak më shumë sesa dje, ndrësa janë shtuar edhe 3,493 raste të reja shkruan lajmi.net.
Numri i të shëruarve sot nga koronavirusi është 2563 për 500 më i lartë sesa që ishte dje.
Në anën tjetër, numri i testeve ka qenë rekord, 65705.