Nuk zgjat shumë gëzimi i Kosovës, barazon Sllovenia
15/11/2020, 22:13
Sllovenia ka shënuan dhe e ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Kosovës në stadiumin “Stožice Sports Park”.
Kosova nuk arriti ta ruajë epërsinë që krijoi me golin e Vedat Muriqit në minutën e 58-të.
Pas vetëm pesë minutave, vendasit reaguan dhe në minutën e 63-të, Kurtic shënoi për 1-1.