Nuk ulen shifrat, 77 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Vijon të mbetet e lartë shifra e infektimeve nga koronavirusi në Shqipëri.
Mediat në Tiranë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë edhe 77 persona.
Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 78 raste pozitive, ndërsa shifra më e lartë në vendin tonë u regjistrua pak ditë më parë me 82 të infektuar.
Gjatë ditëve të fundit, përveç shifrave të larta të infektimeve, ka pasur edhe shtime të reja në Spitalin Infektiv.