Nuk respektuan masat kundër koronavirusit, Policia ndalon i 16 persona
Policia e Kosovës ka ndaluar 16 persona, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet, që kanë për qëllim luftimin e koronavirusit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në Komunën e Mitrovicës së Jugut janë tetë persona të ndaluar, kurse në Gjakovë janë gjashtë të ndaluar dhe vetëm dy persona në Prizren.
Në Kosovë, që nga 4 maji ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave kundër sëmundjes, COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Kurse dje (18 maj) në Kosovë ka hyrë në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave të izolimit, të cilat ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.
E pas dy ditwsh, nga data 28 maj, do të fillojë lehtësimi i mëtejshëm i masave të izolimit kundër koronavirusit.
Ndër masat lehtësuese është hapja e objekteve fetare nga data 28 maj. Po ashtu orari i lëvizjes do të ndryshojë, do të largohen masat për lëvizje të qytetarëve dhe ky orar do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00, pa kufizime.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë me Koronavirus janë infektuar gjithsej 1038 persona, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 791, ndërsa janë 30 persona që kanë vdekur si pasojë e Covid-19, shkruan FaktePlus.