Nuk respekton masat e qeverisë, sulmon një polic
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, shtetas i Shqipërisë nuk ka respektuar masat e qeverisë për kufizimin e lëvizjes.
Në raportin 24 orësh theksohet se i njëjti ështe arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti nuk kishte respektuar urdhrin policore dhe më pas kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur dje në Ferizaj/FaktePlus