Nuk respektojnë orën policore, arrestohen 69 persona
Ora policore nga qytetarët e Kosovës po vazhdon të mos respektohet dhe të shkelin rregullat e vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 69 persona dhe ka hapur 38 raste në disa nga qytetet e Kosovës.
Numri i personave me më së shumti arrestime është nga Prishtina, pastaj nga Peja dhe Gjilani.
Kujtojmë se ora policore e vendosur nga Qeveria Kurti ka rezultuar si vendim antikushtetuese, kjo masë parasheh kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 17:00 deri në 06:00 të mëngjesit.